75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një pjesë e Prishtinës pa rrymë që dhjetë orë

Disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa rrymë që disa orë.

Një banor i Lagjes së Muhaxherëve për Indeksonline ka adresuar shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike që dhjetë orë.

Ai ka thënë se shtëpitë e tyre kanë dhjetë orë që nuk kanë energji elektrike, përkatësisht që nga ora 12 në mbrëmje, duke shtuar se nuk janë paralajmëruar nga KEDS-i për këtë ndërprerje të gjatë të energjisë.

Por, edhe  lagjia Taslixhe, e disa të tjera kanë patur mungesë të energjisë elektrike./Indeksonline/

Temat: