Një polic hetues e dy ekspertë dëshmojnë në rastin e Donjeta Pajazitajt
Gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit do vazhdojë nesër në Gjykatën e Pejës.
Deri me tani në këtë gjykim janë dëgjuar disa dëshmitarë, ndërsa rasti po shkon drejt fundit.
Një polic hetues dhe dy ekspertë (njëri ekspert nga Mjekësia Ligjore dhe mikrobiologjia) pritet të dëgjohen si dëshmitarë nesër.
Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.
Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore.