16:35 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Reagimi i nënës së Donjeta Pajazitit pasi u lirua i akuzuari për vrasjen e vajzës së saj

Pasi gjykata vendosur ta lirojë të akuzuarin, Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.

Ajo e ka shprehur mllefin për vendimin e Gjykatës. Thotë se nuk ka shtet në këtë vend.

“Ska shtet as ska kurgjo kut hiq,  korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u Zot, qysh qika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon morr kështu a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës.