Një pozitë jashtë loje e çuditshme! Hansi Flick: Për mua ishte gol i rregullt!
Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Celta Vigos, e vlefshme për La Liga.
Golin e vetëm e shënoi Lamine Yamal, shkruan Indeksonline
Një gol tjetër e shënoi Ferran Torres, por që u anulua nga sistemi VAR.
Anulimi i golit ishte për pozitë jashtë loje / kurse Hansi Flick mendon se ishte i rregullt.
“Për mua, goli i dytë, ng Ferran Torres ishte i rregullt, nuk ishte pozitë jashtë-loje.
“Do të doja të merrja një shpjegim pse u llogarit si pozicion jashtë loje”, u shpreh Hansi Flick
Kujtojmë se Barcelona me fitore ka shkuar në kuotën e 82 pikëve në pozitën e parë në La Liga dhe është shumë pranë titullit kampion./Indeksonline/

