00:56 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Një program ecjeje me të cilin mund të largoni 8 kg brenda një muaji

Ecja mund të duket si një lëvizje normale dhe e lirë, por është më e dobishme dhe shëndetshme nga sa e imagjinojmë, sidomos për ata që dëshirojnë të humbasin peshë.

Nëse keni si qëllim rënien nga pesha, mund të ndiqni këtë program të veçantë të krijuar për ata që janë të shëndetshëm ose pa probleme shëndetësore; nëse vuani nga aritmia ose problemet e zemrës, këshillohuni më parë me një mjek.

Nëse ecjet kryhen sipas një modeli të saktë dhe në mënyrë të vazhdueshme, pas një muaji do të keni humbur disa kilogramë, me kusht që të mos e ekzagjeroni në tryezë.

Përveç kësaj, fiziku juaj do të fitojë një bonifikim muskulor dhe mendja juaj do ta lërë ankthin dhe stresin mënjanë, duke ju siguruar një dozë të mirë relaksimi.

Gjithashtu do të keni benefite edhe në uljen e niveleve të kolesterolit dhe në shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Program për të humbur 8 kg në muaj

Java e parë (4 shëtitje)–Filloni me një shëtitje 25-minutëshe, çdo ditë rriteni me 5 minuta deri në 40 dhe ndërkohë rrisni edhe shpejtësinë e ecjes.

Java e dytë(4 shëtitje)–Është momenti për të rritur intervalet e ecjes tradicionale, çka konsiston në alternimin e shpejtësive të ndryshme për të djegur më shumë yndyra dhe sheqerna: në fazat më të shpejta ecni me një ritëm më të shpejtë, sikur të ishit gati për të filluar vrapin, por pa e bërë atë vërtet. Për shembull, ecni për 10 minuta me një ritëm të ngadaltë, 20 sekonda me një ritëm shumë të shpejtë,40 sekonda me një ritëm të shpejtë dhe përsërisni gjithçka për 12 herë.

Java e tretë (4 shëtitje)–Filloni me 10 minuta nxemje me hap të ngadaltë, ndjekur nga 30 sekonda me hap shumë të shpejtë, 90 sekonda me hap të ngadaltë dhe përsëriteni 5 herë ose më shumë, derisa të filloni të ndiheni të lodhur duke përfunduar me 10 minuta ecje të shpejtë.

Java e katërt (4 shëtitje dy prej të cilave me pesha tek kyçet e duarve)– Në dy nga shëtitjet e kësaj jave vendosni pulsierë me pesha të lehta. Në fillim do t’ju duket një lojë fëmijësh por pas disa minutash do të filloni të ndjeni më shumë lodhje, një shenjë që tregon se trupi juaj po merr energji nga depozitat e sheqernave dhe lipoideve. Bëni shëtitje 30 minutëshe- duke pushuar ditën tjetër.