15:26 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / MSH

Një projektligj mbledh Kuvendin në një tjetër seancë të jashtëzakonshme

Ditën e sotme, Kuvendi kishte ftuar seancë plenare, me fillim nga ora 11, për t’u ftuar më pas seancë e jashtëzakonshme nga ora 14:00.

Disa votime e projektligje ishin në rend të ditës në seancën plenare, teksa projektligji për skema pensionale dhe ai për pagat e zyrtarëve publik u caktuan në rendin e ditës për seancën e jashtëzakonshme.

Kryekuvendari Glauk Konjufca, ndërkohë, njoftoi deputetët sot se seancë e jashtëzakonshme do të mbahet edhe me fillim nga ora 16:00.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në këtë seancë është vetëm një pikë në rend të ditës.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme” është pika që do të trajtohet në këtë seancë.