10:04 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Një punëtor e zë dheu duke punuar në Mitrovicë

Dje një punëtor derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit-hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit-hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë dhe ka pësuar lëndime trupore. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/