11:30 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / B O

Një qytetar vë bast 1 milion paund për fitoren e Biden

Përkrahësi më i madh i Joe Biden, mund të jetë një qytetar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka vendosur një bast 1 milion paund, ose 1.29 milion dollarë, se Biden do të jetë presidenti i ardhshëm amerikan, në Betfair Exchange, website më i madh i basteve online në botë.

Identiteti i këtij personi ka mbetur anonim, por nëse Biden zgjidhet si kreu i Shtëpisë së Bardhë, ai do të përfitojë 1,540,000 paunde.

Sipas faqes së basteve, shanset e Biden për të fituar janë 65%, ndërsa shanset e Trump janë 35%.

Basti 1 milion paund, është basti i tretë më i madh në historinë e Betfair.
Në krye të listës qëndrojnë basti 1,1 milion paunde për tenisin Rafael Nadal në French Open 2010, dhe pak më shumë se 1 milion për Floyd Mayweather Jr në ndeshjen e tij 2017 kundër Conor McGregor.

Ndërkaq, basti më i madh politik i bërë ndonjëherë në Betfair Exchange ishte një bast 555,000 paunde për Trump në zgjedhjet e vitit 2016.