11:56 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / A. M.

Një shkollë në kryeqytet nga nesër nis mësimin, orari i reduktuar i orëve!

Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë nga nesër ndërprerën grevën.

Prej të martës do të mbajë mësim me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta.

“Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, më 27 nëntor të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta

Ndërrimi i parë fillon mësimin në ora 07:30 deri 11:20

Nd;rrimi i dytë fillon mësimin në ora 12:00 deri 15:00

Suksese në fillimin e vitit shkollor

Drejtoria e shkollës”