75 Mall Live Search
14:48 / E Martë, 02 Qershor 2026 / P M

Një shqiptar e dy gjermanë të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Tepelenë

Tre persona (një shqiptar e dy gjermanë) janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Shqipëri.

Rasti ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, në Mallakastër.

Në këtë aksident u përfshinë pesë vetura, raportojnë mediat shqiptare.

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Fierit.

Aktualisht siç raportohet ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe hetuesit, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti zinxhiror.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit, trafiku u bllokua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.