18:15 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Një shqiptar mes yjeve si Neymar dhe Depay, përfshihet në formacionin e javës në Francë

Valon Berisha e gjen veten mes më të mirëve në Francë, teksa është përfshirë në formacionin e javës në Ligue 1. Ekipi i tij, Reims, mori një fitore të thellë me shifrat 4-0 kundër Montpellier, duke bërë që futbollisti dardan të renditet përkrahë yjeve si Neymar dhe Depay.

Berisha u transferua në radhët e klubit francez në merkaton e verës që lamë pas. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës përfundoi huazimin e tij te Fortuna e Dusseldorfnë muajin qershor, ndërsa te Lacio nuk pati hapësira të mjaftushme.

Në këto kushte lojtari zgjodhi të largohej dhe duket Reims është vendi i duhur për të vijuar karrierën e tij.