08:55 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Një shqiptare dhe një kosovar arrestohen në Pejë, merreshin me prostitucion

Dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet që, nën këmbim të parave, kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti ka ndodhur pasditën e së enjtes, në rrugën “At Shtjefën Gjeqovi” në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është dërguar në gjykatë.

Ndërkaq e dyshuara, pasi ka masë ndalëse për hyrje në Republikën e Kosovës, është deportuar në Republikën e Shqipërisë.

Rasti është inicuar si “Marrje me Prostitucion”.