17:38 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Një shtëpi ka marr flakë në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

Zjarri ka përshirë një shtëpi në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë policia dhe zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, si pasojë e zjarrit.

Në pamjet të cilat i posedon “Indeksonline” shihen zjarrfikësit të cilët përmes çatisë së shtëpisë, po bëjnë të pamunduren për të shuar zjarrin.