13:18 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Një shtëpi merr flakë në Pejton

Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Pejton në Prishtinës.

Burimet e IndeksOnline mësojn së Zjarrfikësit dhe Policia kanë intervenuar menjëherë.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

”Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Pejton në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshi një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka njoftuar Policia e Kosovës për IndeksOnline.

IndeksOnline ju sjell pamje nga veni i ngjarjes: