75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / KV

Një shtetas i huaj vdes në QKUK, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një shtetasi të huaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte i shtrirë në QKUK që nga data 9 mars.

Në raport thuhet se viktima ishte me leje qëndrim të përkohshëm në Kosovë.

“Raportohet se në QKUK-ja ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.