21:46 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / OSH

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Vërmicë

Një shtetas i huaj është gjetur sot pa shenja jeta në afërsi të xhamisë në fshatin Vermicë të Prizrenit, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.

Ai për IndeksOnline tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:22 min, është gjet një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vermicë të Prizrenit, i cili dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ai.