22:43 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

Një super lajm vjen nga Rihanna

Java që po lëmë pas ishte padyshim e Rihannës.

Këngëtarja ishte më e komentuara në showbizin botëror pasi zbuloi barkun e rrumbullakosur duke ndarë lajmin për shtatzëninë e saj.

Ylli i muzikës dhe partneri i saj Asap Rocky së shpejti bëhen prindër por ky nuk është i vetmi lajm i madh nga çifti.

Tani thuhet se këngëtarja po planifikon të martohet. Mediat e huaja kanë raportuar se ajo ka vendosur t’i japë fund beqarisë në vendin e saj të lindjes, Barbados.


“Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të mbahet para se të lindë fëmija. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm. Dasma do të jetë në Barbados pasi të dy kanë familjet atje, është vendi që i bashkoi dhe mban një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre.”, tha burimi.

Kujtojmë që u spekulua se këngëtarja është në pritje të binjakëve pas një komenti që supermodelja Gigi Hadid bëri në foton e saj.

Por pas bujës që bëri në media, ajo u desh të sqaronte gjithçka.

Ajo shkroi se me komentin “tre engjëj” i referohej bebushit, Rihannës dhe partnerit të saj ASAP Rocky.