13:49 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Një talent tjetër shqiptar transferohet në Kroaci

Talenti shqiptar 22 vjeçar Francesco Tahiraj pritet që të transferohet tek ekipi i njohur kroat Hajduk.

Tahiraj së fundmi luajti për ekipin slloven Aluminij, që bën gara në ligën e tretë sllovene, transmeton Indeksonline.

Pozicioni i tij është mesfushor. Ai është lindur në Austri por ka vendosur të përfaqësoj kombëtaren ‘Kuq e zi’.

Ai ishte pjesë e shkollave të Juventus por nuk arriti të luante për grupmoshat e gjigantit italian.

Gjatë këtij sezoni ai kishte shënuar nëntë gola dhe katër asistime duke qenë lojtari më i mirë për ekipin slloven.

Në Hajduk ai do të gjejë bashkatdhetarët e tij, Ardian Ismajli, Hysen Memolla dhe Emir Sahiti./Indeksonline/