75 Mall Live Search
15:34 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / KV

Një tjetër i dyshuar arrestohet në rastin “Laboratori ‘25”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për ndalimin e edhe një personi të dyshuar në kuadër të hetimeve për rastin “Laboratori ‘25”.

Sipas njoftimit zyrtar, personi me inicialet G.A. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me këtë rast.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Ky është personi i dytë i ndaluar gjatë ditës së sotme në kuadër të rastit “Laboratori ‘25”, për të cilin autoritetet po zhvillojnë hetime intensive lidhur me dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të dokumenteve të falsifikuara.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se priten veprime të tjera në këtë rast.