09:46 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

Një tjetër lojtar mund të largohet nga Ballkani, po rikthehet në Shqipëri?

Lorenc Trashi mund të rikthehet në “Abissnet Superiore”. Mbrojtësi i majtë që momentalisht është pjesë e kampionëve të Kosovës, Ballkanit, po mendon seriozisht rikthim në futbollin e Shqipërisë.

Skuadra që pritet të sjellë edhe një herë Trashin në Superiore është Elbasani, kështu raporton Newsport.al.

Klubi verdheblu ka nisur bisedimet me ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe Partizanit. Të dyja palët janë të hapura për bashkëpunim, teksa pritet që të arrihet akordi edhe për kushtet financiare.

Kujtojmë që tashmë nga Ballkani largimin e kanë konfrimuar dy lojtarë, Armend Thaqi dhe Edvin Kuç./Indeksonline/

E BUJSHME/ Nisin bisedimet, Elbasani gati të