75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 15 Maj 2026 / L A

Një tjetër portier ia mbyll derën Kosovës, ëndërron Zvicrën

Një tjetër portier nga Kosova po shkon hapave të Diant Ramajt.

Bëhet fjalë për Gentrit Muslijën, portierin e Wil-it, i cili bëri një deklaratë rreth së ardhmes së tij.

Ai kështu i mbylli derën Kosovës, teksa tha se ëndërron të mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës.

“Ëndërroj të luaj për Bayern Munichun dhe për kombëtaren e Zvicrës”, ishin fjalët e Muslijës.

20-vjeçari, bëri 37 paraqitje me Wil-in në “Challenge League” dhe arriti të mbante portën e paprekur./IndeksOnline/