09:10 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Një tjetër superbashkëpunim nga Kida dhe Mozziku, publikohet këtë muaj

Me 31 korrik publikohet albumi i Mozzikut “Mozzart”, i cili përmban gjithsej 20 këngë.

Në këtë album përveç projektit “PP” që sollën pak ditë më parë do të jetë i përfshirë edhe  një bashkëpunim me Kidën.

“Kënga mban titullin “Kërkun” dhe vetë Kida e ka paralajmëruar në Instagram se një tjetër hit nga dy artistët të do vijë në fund të korrikut.

Kujtojmë se “PP” e publikuar një javë më parë ka arritur mbi 12 milionë klikime dhe është njër prej këngëve më të pëlqyera të këtij sezoni./Indeksonline/