23:50 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Një tjetër talent largohet nga Kosova, bashkohet me gjigantin kroat

Alpi Shahini është futbollisti i radhës që largohet nga futbolli kosovar.

Qëndërmbrojtësi 18-vjeçar është transferuar nga skuadra e 2 Korrikut te gjiganti kroat, hajduk Split, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Hajdukin e Splitit.

Shahini ka debutuar si profesionist me skuadrën e 2 Korrikut në moshën 16-vjeçare, ndërsa ka qenë pjesë e grupmoshave zinxhir te Kosova nga U15 deri U19.

Kujtojmë që dy vitet e fundit është shtuar numri i futbollistëve që largohen nga Kosova në drejtim të skuadrave evropiane.

Vitin e kaluar Valmir Veliu u transferua në Turqi te Gaziantepi, kurse Arbnor Muja kaloi te skuadra belge, Antwerp, ku fitoi Kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Belgjikës.

Në janar radha ishte e Ermal Krasniqit, i cili u transferua nga Ballkani te skuadra rumune CFR Cluj.

Javët e fundit edhe dy futbollistët të tjerë të Ballkanit u larguan drejt Evropës.

Sulmuesi Albion Rrahmani u transferua në rumani te skuadra e Rapid Bukureshtit, ndërsa Meriton Korenica iu bashkua skuadrës turke manisa./IndesksOnline/