15:35 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Një tjetër vëzhgues i Superligës i revoltuar me gjendjen në disa komisione të FFK-së

Edhe vëzhguesi nga Prizreni, Flamur Bytyçi, është i pakënaqur me zhvillimet në komisionin për delegimin e vëzhguesve në ndeshje zyrtare kampionale. Sipas tij, gjendja është rënduar në masë të madhe, dhe një gjë e tillë po ndikon edhe në dorëheqjen e shumë të pakënaqurve, të cilët në shenjë revolte nuk kanë zgjidhje tjetër dhe po detyrohen të bëjnë veprime të tilla.

Ai thotë se gjendja e këtillë, është si rrjedhojë e delegimit pa kriter të vëzhguesve nga komisioni përkatës. Ka vëzhgues të cilët delegohen në ndeshje zyrtare pothuajse për çdo xhiro, ndërsa ka dhe të tillë, të cilët delegohen shumë rrallë , për të mos thënë hiç. Kjo gjendje, është bërë e padurueshme, dhe reflekton mangësi në ushtrimin e përgjegjësive që duhet patur organet përkatëse të FFK-së, ndërsa një gjë e tillë ndikon drejtëpërdrejt edhe në funksionimin e federatës sonë.

Ai, apelon tek këto organe përkatëse që të marrin masa të menjëhershme në zgjidhjen e këtyre problemeve në këtë komision, i cili nuk po funksionon konfrom rregullave të parapara, dhe kundër interesave të vëzhguesve të cilët për vite të tëra kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit kosovar, përfshirë edhe kohën e errët të viteve të nëntëdhjeta, ka theksuar, Flamur Bytyçi, vëzhgues në ndeshjet e Supërligës së Kosovës në futboll për vite të tëra.