20:36 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Një trajner serb mund të zëvëndësoi Conten te Chelsea! (Foto)

Ky edicion sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit për Conten në pankinën e Chelseat. Trajneri italian ëstë larg pritshmërive me rezultate dhe se këtë nuk do ta fal Roman Abramovich.

Për këtë, skuadra londineze është duke menduar zëvëndësuesin e tij. Në listën e ngusht thuhet të jetë edhe një trajner serb.

Bëhet fjalë për trajnerin e Fulham, Slavisa Jokanovic.

I njëjti ka qenë futbollist i Chelseat gjatë viteve 2000-2002 dhe është mik me Roman Abramovich.

Jokanovic është i njohur për futbollin sulmues dhe ky mund të jetë një lajm i mirë për tifozët e kësaj skuadre!/Indeksonline/

Temat: