11:04 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një trajner si Klopp, i motivuar në maksimum për ndeshjen e sotme

Duke filluar nga ora 16:00 Liverpooli do ta pres në Anfield skuadrën e Southamptonit me shpresën që do ta vazhdojnë serinë fantastike të fitoreve.

E për këtë ndeshje ka folur vet trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i cili duket se është mjaftë i motivuar për këtë ndeshje.

“Sido që të jetë rezultati sot, unë jam i sigurt që ne do japim gjithçka që kemi dhe e bëjmë për njëri-tjetrin. Për mbështetësit dhe lojtarët, është ora 03:00 e së Shtunës dhe Anfield është gati për ne. Të dish që është gjithë motivimi që na nevojitet”, tha Klopp për ndeshjen e sotme.

Liverpooli është duke treguar formë të pakrahasuar kështu që edhe është duke kryesuar në ligën angleze me 70 pikë ku ka pra 19 pikë më shumë se vendi i dytë në të cilin është Manchester City./Indeksonline/.