23:01 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

Një trangull në ditë mund të bëj mrekulli në organizëm

Trangujt janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës.

Ky frut është shumë i rëndësishëm për ushqyerjen tonë.

Po, kastraveci konsiderohet frut sepse vjen nga një lule dhe përmban farat e bimës.

Ekspertët kanë listuar përfitimet që i vijnë organizmit duke ngrënë nga një kastravec në ditë.

Hidratimi

Ekspertët thonë se njeriu merr 40% të dozës ditore të ujit nga ushqimet.

95% e trangullit është ujë ndaj duke ngrënë kastravec, njeriu në praktikë është duke ngrënë dhe duke pirë.

Ngrënia e trangullit çdo ditë ndihmon për hidratimin e organizmit.

Më shumë ushqyes

Trangujt ofrojnë pak kalori.

Një trangull mesatar ofron 15-17 kalori.

Megjithatë, trangull është shumë i pasur me fibër, proteinë, vitaminat C, K, B dhe kalium, hekur, zink dhe magnez.

Pjesa më e madhe e këtyre ushqyesve gjenden tek lëkura.

Detoks

Njerëzit që e teprojnë me pijen apo kanë nevojë të detoksifikohen duhet të konsumojnë më shumë tranguj.

Sipas ekspertëve, nëse hani disa feta trangulli përpara gjumit, do të ndihmoni organizmin të vetëpastrohet dhe të riktheni balancat e elektroliteve.

Rënie nga pesha

Trangulli ka tendencën të na mbajë të ngopur për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit.

Ky i fundit rrit sasinë e kalorive të djegura dhe ndihmon në përgjithësi për rënien nga pesha.

Frymëmarrje e freskët

Trangujt pastrojnë gojën nga bakteret e dëmshme që shkaktojnë erën e keqe të saj.

Mjafton të mbani një fetë trangulli në qiellzë për 30 sekonda që bakteret të eliminohet dhe goja të jetë më e freskët.

Më pak stres

Vitaminat B tek trangulli ndihmojnë në uljen e nivelit të ankthit dhe stresit.

Këto vitamina ndihmojnë organizmin të prodhojë më shumë energji.

Niveli i sheqerit

Antioksidantët, vitamina C de mangani ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak.

Kësisoj, trangulli rekomandohen në veçanti edhe për diabetikët sepse ndihmon në mirëmbajtjen dhe parandalimin e sëmundjes.