15:49 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një vajzë festoi ditëlindjen e saj të 18-të si në përralla, shpenzoi 41 mijë dollarë

U bë princeshë për një natë duke shpenzuar 41,000$ për ditëlindjen e 18-të.

Danica Carmelina,nga Filipinet, e cila dëshiron të bëhet mjeke me profesion gjersa aktualisht është balerinë, ftoi në ditëlindjen e saj 170 mysafirë dhe pati një festë sikur në përralla.

 Torta që kishte përgatitur për festën ishte 5 katë dhe kishte një dekor sikur të dasmave mbretërore.

Duke folur për FEMAIL, Danica tha se ajo ishte në gjendje që për 18-të vjetorin e saj të lindjes të paguante një stilist profesionist për fustanin madhështor , për ta realizuar ëndrrën e një feste përrallore. 

Ajo po ashtu pagoi edhe orkestrën , dekorin e ceremonisë, dhe shumë njerëz që u përkujdesën për detaje të tjera. –shkruan Daily Mail , transmeton indeksonline.

Skuadra kishin punuar së bashku në mënyrë që ceremonia të ishte sa më ‘femërore dhe ekstravagante’.

Në Filipine, 18-të vjetori I lindjes njihet si  ‘debutim’ – është një nga ngjarjet më të mëdha të jetës së një gruaje. Po ashtu kjo moshë njihet edhe si mundësi e vajzës që të mund të mendojë për martesë , meqenëse ajo tashmë i lejohet ligjërisht.