08:52 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një vajzë rrahet nga dy vajza tjera dhe një mashkull

Një vajzë është sulmuar fizikisht nga dy femra tjera dhe një mashkull, pas mosmarrëveshje që kishin.

Sipas policisë, pas sulmit i cili ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit tani gjenden në arrati ndërsa rasti po hetohet nga policia.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull K/Shqiptar, të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline.