09:55 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / B O

Një vështrim i shkurtër për 10% e Trustit

214 milionë euro shtesë në qarkullim, nga numri total i 645 mijë kontribuesve pensionalë ku rimbusim do të perfitijnë rreth 587 mijë apo 91% (nga gjithsej numri aktual-dhjetor), ku parashihet të ketë ndikim shtesë në rritjen ekonomike deri 0.4 pikë perqindje.

Kuvendi i Republikës së Kosovë javën e parë të dhjetorit aprovoi Ligjin e shumëpritur të rimekëmbjes. Ku në të përfshihet mundësia e tërheqjesë së kursimeve pensionale, e njohur për opionioni si 10% i Trustit. Si zakonisht shumica e dikutimeve ishin ato që arsytonin apo kundërshtonin këtë propozim, derisa një numër më i vogël i diskutimeve ishte që ngritnin dilemat real për mënyrën e implementimit, trajtimin e barabart për të gjithë përfituesit me rastin e rimbusimit të këtyre majetev.

Përparësitë dhe rreziqet nga një form e tillë e prekjes së kursimeve pensionale apo edhe debatet mbi impaktin e mundshëm në ekonomin e dërmuar nga pandemia covid19 dhe nga vonesat e adresimit institucional të tyre. Në vazhdim do të përpjekëm të shpalos disa shfra dhe fakte të nxjerra nga raportet dhe publikimet e rregullta të Trusti të cilat mund të jenë edhe si përgjegjie në disa nga pyetjet dhe shqetësimet që po debatohen në nivele të ndryshme e që janë të shumta.

Në fund të Nëntorit Trusti ka raportuar se ka rreth 2,14 miliardë Euro mjete në menaxhim, prej tyre 80%  kontribute të paguara dhe 20% si fitim i realizuar nga investimet të reflektaur përmes çmimit të aksionit (njësisë) në llogarit e secilit kontribuese. Nga krahasimet e raportev vjetore, periodike dhe ditore që publikin institucioni në fjalë mund të konstatohet se gjysma e kontribuesve  rreth 316 mijë apo 50% prej tyre kanë kursime më pak ose deri 1 mijë Euro dhe rreth 271 mijë apo 41% prej tyre kanë kursime mbi 1 mijë Euro,  ndërsa pjesa tjetër prej rreth 9% e kontribuesve kanë kursime mbi 10 mijë Euro (rreth 5% e kontribuesve me kursim mbi 10 mijë deri 15mijë; 2% e kontribuesve me kursim mbi 15 deri 20mijë dhe 2% e kontribuesve me kursim mbi 20mijë).

Nisuar nga këto statistika me hyrjen e ligjit në fuqi, nënsupozimin se të gjithë do të aplikojn për tërheqjen e 10% gjatë tremuajve të ardhëshëm, atëher mund të presim rreth 214 milionë Euro shtesë në qarkullimi që do të reflektohet pozitivisht në ekonomin e vendit sepse dalja në qarkullim e tyre bënë multiplikimin e sasis së parave në vend. Nën supozimin se shumica e këtyre mjetev do të shpenzohen gjatë tremujorit të parë të vitit vijues, si një shtytje shtesë për ekonominë e vendi me një efekt pozitiv në rritjen ekonomike për rreth 0.4 pikë perqindje.

Në këtë ligj është parapar edhe rimbusimi i mjeteve gjatë një periudhe të caktuar pesëvjeqare për të gjithë kontribuesit që kanë kursime deri 10mijë Euro. Plotësimet e fundit mbi rimbusimin e mjeteve për këtë kategori të kontribuesve kanë ngritur disa shqetësime se po bëhet trajtim i pabarabar deri te fakti se një numer i catuar i kontribuesve mbrenda këtij muaji kalon pragun për rimbusim për një vlerë simbolike. Nëse shohim me kujdes të dhënat mbi numrin e kontribuesve, kursimet e tyre, tërheqjen e liruar nga tatami, mundësin e kthimit të kuresimeve shumicës perj tyre bernda një periudha të caktuar, krijimin e një kërkesa agregate dhe mundësia për komunitetin e bisnesit na bënë të konkludojmë se anavtazhet dhe munëdsit janë mbi rreziqet dhe magësit e kësaj nisme. Qveria mbetet të planifikoj formën e rimbusimit që në total arrin në rreth 110milionë, apo rreth 22 milionë për çdo vitë nga momenti kur fillon, nga ekspertet e ndryshem kjo vlerësohet kosto e përballueshem gjatë periudhës pesë vjeçare.

PhD Cand. Blerta Haliti Baruti