11:50 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Një veteran i vërtetë në protestë për veteranët e rremë (Foto)

Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, kanë protestuar sot në Prishtinë në shenj pakënaqësie me numrin e madh të listës së veteranëve.

Pra, njëra ndër kërkesat e kësaj proteste ishte edhe pastrimi i listave të fryra.

Në mesin e këtyre ish-ushtarëve të pakënaqur ishte edhe një invalid lufte nga zona e Dukagjinit.

Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, e në të cilën ndodhet për shkak të luftës së fundit në Kosovë, ai doli për të kërkuar të drejtat e tij dhe për kushtet më të mira të veteranëve, shkruan Indeksonline.

Përderisa ai mezi qëndronte në protestë, shumë të tjerë gëzojnë statusin e rremë të veteranit.

Kjo gjë ka bërë që ai dhe shumë të tjerë që kanë luftuar vërtetë të jetojnë në një gjendje të rëndë ekonomike  e po ashtu shëndetësore./Indeksonline/