11:47 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një virus misterioz del nga një liqen brazilian

Një virus i ri misterioz me origjinë plotësisht të panjohur është shfaqur nga një liqen në Brazil, duke lënë shkencëtarët në “mëdyshje”.

Studiuesit zbuluan se mbi 90 për qind e gjeneve Yaravirus nuk janë parë kurrë më parë, duke e bërë atë “misterioz” dhe tërësisht unik.

Zbulimi vjen midis shpërthimit të një virusit vrasës në të gjithë botën që filloi në Kinë, përcjell IndeksOnline.

Coronavirusi COVID-19 u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019 dhe që nga ajo kohë, ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe ka infektuar mbi 44.500.


Yaravirusi u dokumentua nga shkencëtarët në janar në Liqenin Pampulha, një liqen artificial në qytetin brazilian të Belo Horizonte.

Ata renditën gjenomin e virusit për të parë ADN-në e tij, duke gjetur gjithsej 74 gjene. Vetëm gjashtë prej tyre ishin regjistruar më parë.

68 të tjerët asnjëherë nuk janë parë më parë, të njohura si gjenet “jetimë”.

Yaravirusi u mor nga një krijesë njëqelizore e quajtur ameba, të cilat jetojnë në mjedise të lagura.

Shkencëtarët spekulojnë se Yaravirusi është rasti i parë i izoluar i një grupi të panjohur të virusit amebal./Indeksonline