14:37 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një vit burg për “Sulm seksual”

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit V.K për veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.2, pika 2.3 të KPRK-së.

“I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 02.08.2019 deri më 10.10.2019. Të akuzuarit V.K me aktvendim të veçantë i është ndërprerë paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton Indeksonline.

Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/