18:31 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një vit i plotë i Haradinajt në krye të Qeverisë së Kosovës

Një vit më parë, në Parlamentin e Kosovës u votua Qeveria e re e Kosovës.

Më 9 shtator 2017, me 61 vota për dhe 1 abstenim Ramush Haradinaj u zgjodh në krye të Qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe të udhëheqjes së tij, u arrit të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi, i cili ishte njëri nga kriteret e fundit për liberalizimin e vizave, e që kishte mbetur i bllokuar nga mandati paraprak i Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Haradinaj ka marrë postin e kryeministrit të Kosovës. Ai ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës tre muaj, në kohën kur kishte lidhur koalicionin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderin shumëvjeçar të Kosovës, presidentin tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova.

Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:

Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli

Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministër Dardan Gashi

Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq

Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha

Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministria e Punëve të Brendshme: Bejtush Gashi

Ministër i Financave Bedri Hamza

Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili

Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj

Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha

Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi

Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ushtrues detyre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi

Ministër i Diasporës, Daradan Gashi

Ministër  i Bujqësisë, Nenad Rikado

Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq

Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri./Indeksonline/