15:12 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vodhën 300€ dhe 100 boksa cigare në pompë derivatesh, ndalohen dy persona

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të  Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtët kanë kryer veprat penale, grabitje dhe posedim të armëve pa leje.

Sipas njoftimit, me datën  27.11.2018, të pandehurit A. A.,  nga fshati  Krelan  Komuna e Gjakovës dhe Sh.Ll nga fshati Kerstovc nga Komuna e Pejës, kanë shkuar të maskuar  dhe të pajisur me  armë zjarri, në një pompë të derivateve në fshatin Kralan Komuna e Gjakovës , duke i detyruar nën kërcenim të armëve të dëmtuarin Sh.S., dhe R.S.,  punëtorë në atë pompë dhe kanë arritur të marrin të holla 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të  ndryshme.

Të dyshuarit A.A., dhe Sh,Ll., janë arratisur nga vendi i ngjarjes deri sa të njëjtit janë arrestuar nga ana  e policisë  me dt. 07.11.2018, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu të pandehurit  A.A., pas bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë i  janë gjetur armë të llojeve të ndryshme të poseduara në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me dt 08.11.2018, në Gjykatën Themelore ne Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë  për caktimin e  masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Indeksonline/