Një vit nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, Rama publikon video ku shfaqen ndërtimet që u bënë
21 shtatori i vitit të kaluar pati shqetësuar gjithë Shqipërinë.
U dëgjuan lëkundje të tokës, të njëpasnjëshme.
Si pasojë e këtij tërmeti u ndryshuan jetët e shumë familjeve, transmeton Indeksonline.
Shumë familje mbetën pa kulm mbi kokë.
Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një video që tregon se brenda një viti shumë prej këtyre familjeve tashmë janë gëzuar me shtëpi të re.