11:31 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Një vit nga vrasja Ivanoviqit, O’Connell: Autoritetet kosovare të marrin masa serioze për drejtësi

Sot bëhen një vit nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Në lidhje me këtë rast, sot, ka reaguar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell. Ai ka thënë se familja e Ivanoviqit meriton drejtësi.

Mes tjerash ambasadori thotë se pret nga autoritet e Kosovës të marrin masa serioze për të vendosur drejtësi mbi këtë rast.

“Është bërë një vit që kur Oliver Ivanoviq u vra. Familja e tij meriton drejtësi. Njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Presim që autoritetet e Kosovës do të marrin masa serioze për të siguruar drejtësinë”, ka shkruar ai në Facebook.