15:22 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Një vit pasi u bënë prindër, ndahet Emma Roberts dhe Garret Hedlund

Emma Roberts dhe Garret Hedlund janë ndarë pas thuajse 3 vitesh lidhje.

Lajmi u konfirmua nga “ET”, prej një burimi të afërt pranë dyshes. Çifti i aktorëve nuk po jetojnë më bashkë, ka treguar burimi duke theksuar se ata nuk janë më në një raport romantik.

“Marrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë për një kohë të gjatë dhe situata është vërtet e trishtuar e kritike tani”, thuhet më tej.

Shkak mendohet të jetë bërë largësia e Garrett për shkak të punës.

Megjithatë ata janë sërish si familje dhe rrisin fëmijën e tyre së bashku.

Roberts dhe Hedlund filluan të dilnin bashkë në muajin mars të 2019-ës, ndërsa fëmija tyre Rodos erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2020.