19:41 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një zviceran ka fituar mbi 20 milionë franga në loto

Të shtunën në Zvicër një fitues fatlum është bërë pronar i mbi 20 milionë frangave. Tiketi fitues i lotarisë Euromillions është blerë në Zvicrën gjermane ose në atë italiane, shkruan sda.ch.

Fitimi i saktë i realizuar me këtë rast ka qenë 20 milionë e 419.995 franga, njofto Swisslos. Fituesi ka kryqëzuar numrat: 10, 19, 25, 29, 38 dhe 40 si dhe numfin e fatit, 2.

Kjo është ndër shumat më të mëdha të fituara në lotari në Zvicër në përgjithësi dhe më e madhja për këtë vit.