09:22 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Njëra nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës, sot do të jetë e mbyllur për automjete

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Nazim Gafurri” do të jetë e mbyllur sot për automjete.

Punimet në asfaltim kanë detyruar komunën për të marrë këtë vendim.

“Rruga ‘Nazim Gafurri’, sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve në asfaltim. Stacioni i fundit i linjës 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën ‘UÇK’, përballë ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/