09:31 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Njëra pas tjetrës, gjashtë vetura aksidentohen në Rixhevë të Klinës

Në fshatin Rixhevë të Klinës ka ndodhur një aksident zinxhiror me dëme materiale në orët e para të ditës së sotme.

Plot gjashtë vetura janë përfshirë në këtë aksident, përderisa njëra nga to ka dalë jashtë rrugës.

Pesë të tjera janë dëmtuar në kolonë, por që për fat të mirë nuk ka patur pasoja në njerëz.

Mosmbajtja e distancës dyshohet se ka qenë arsyeja e këtij aksidenti në kohën kur rruga nuk është e sigurt nga reshjet atmosferike./Indeksonline/