08:40 / E Martë, 09 Janar 2024 / AR

Njerëzit acarohen me videon e Victoria Beckham, por pse?

Ish-ylli i Spice Girls është shpeshherë protagoniste në rrjete sociale përmes videove të ndryshme nga festimet familjare, videot me bashkëshortin David Beckham (si ajo me të mbathura që solli jo pak reagime virtuale), por një nga postimet e preferuar për Victoria-n mbeten videot për grimin e përditshëm.

Kështu, Victoria postoi në Instagram një video ku shpjegonte rutinën e kujdesit për lëkurën, teksa theksonte se ishte pa asnjë pikë make up-i. Njerëzit duket se nuk i kanë besuar pretendimet e Victoria-s dhe i janë “vërsulur” virtualisht me komente.

Mes 32 milionë ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram, në pjesën e komente ka plot të tillë që mendojnë se pretendimi i Vikit është një gënjeshtër.

“Ka grim në zonën e syve, goxha rimel. Mos i mashtro njerëzit,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër iu referua bashkëshortit të yllit të popit, David Beckham, duke thënë: “Ku është burri yt që të të thotë të thuash të vërtetën”.

“A jam unë e vetmja që shoh grim të dukshëm të sytë? Kur njerëzit thonë “pa grim”, a nënkuptojnë vetëm pa grim në fytyrë, duke përjashtuar sytë?” pyeti një tjetër përdoruese. “Oh, është kaq e qartë se ajo fsheh diçka…Duke qenë një ish-grimier, di të them hajde Vik lëri mashtrimet!” shtoi një tjetër person.

Njerëzit acarohen me videon e Victoria Beckham, por pse?

Pavarësisht zemërimit me Victoria-n, disa nga mbështetësit e saj nuk i kanë kursyer komentet pozitive.

“Pse disa njerëz janë kaq të lënduar? Mos e shikoni fare videon dhe mos flisni nëse nuk keni asgjë të mirë për të thënë,” tha një përdorues. “Ajo ka rrathë të errët poshtë syve, kështu që nëse ajo ka vënë diçka në fytyrë nuk është kaq e tmerrshme! Thjesht ka mërzitur ata që nuk e duan! Ajo është pothuajse 50 vjeçe dhe është mahnitëse njerëz.”