10:10 / E Premte, 24 Shtator 2021 / B O

Njerëzit e pavaksinuar në Gjermani nuk do të marrin pagë gjatë karantinimit!

Nga muaji nëntor, në Gjermani njerëzit e pavaksinuar që duhet të karantinohen nuk do të marrin më zëvendësim pagash.

Ky vendim është marrë në një takim të ministrave federalë dhe shtetërorë të shëndetësisë. Punëdhënësit nuk kanë asnjë obligim ligjor për punëtorët që duhet të karantinohen dhe që janë të pavaksinuar, shkruan Indeksonline.

Me këtë vendim, Gjermania ka vendosur të rris presionin tek qytetarët e pavaksinuar. Një vendim të ngjashëm është duke e menduar edhe Zvicra.

Atje është hapur debat dhe po shqyrtohet vendimi i njëjt ngase po shihet si një mundësi që të rritet numri i të vaksinuarve në vend./Indeksonline/