14:30 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Njerëzit “humbin respektin” për The Weeknd pas skenës erotike në “The Idol”

Seriali “The Idol” që është përshkruar si një fantazi përdhunimi, nuk është pritur mirë nga publiku.

Në të luan këngëtari The Weeknd, (Abel Tesfaye) që ka filmuar skena erotike me Lily Rose Depp. Mirëpo pikërisht këto skena janë pritur jo fort mirë nga publiku, ndërsa ndjekësit në rrjete sociale shprehen se pasi panë këtë fragment, humbën respektin për “The Weeknd”.

Dikush shkruante se s’do ta shihte më kurrë këngëtarin njësoj, madje të tjerë kërkuan dhe “anulimin” e tij pas kësaj skene me pullë të kuqe.

Megjithatë, Lily Rose Depp është shprehur se i ka pëlqyer profesionaliteti i këngëtarit, pasi siç tha ajo, Abel ishte në gjendje të shkrihej i tëri në rol megjithëse ishte diçka e vështirë.