23:03 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Njerëzit me shtrëngime të forta duarsh, janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës

Njerëzit me shtrëngime të forta duarsh mund të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sugjeron një hulumtim i ri.

Një studim i publikuar sot zbuloi se njerëzit me shtrëngime duarsh të dobëta kanë më shumë gjasa që të kenë zemër të zgjeruar dhe të dëmtuar.

Në të kundërtën, një shtrëngim më i fortë i duarve është i lidhur me rrjedhën më të madhe të gjakut që derdhet për rrahjet e zemrës, pavarësisht nga madhësia e zemrës, ka gjetur ky studim.

Kjo sugjeron se një individ i tillë nuk vuan nga riformimi i muskujve të zemrës, që mund të ndodhë për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe është i lidhur me ngjarjet kardiovaskulare, ka shtuar hulumtimi./Indeksonline/