13:27 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Njerëzit s’mbajnë maskat, i mbyllin për disa minuta në varreza me viktimat e Covidit-19

Autoritetet në Indonezi kanë shmangur metodat e zakonshme, për të detyruar qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse për ta luftuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Në disa provinca banorët që janë kapur në hapësira publike pa maska mbrojtëse, janë mbyllur për disa minuta nëpër varreze apo morgje ku i mbajnë viktimat e virusit.
Tregtarët nëpër tregjet e qytetit Probolingo në veri të bregut të pjesës lindore të Javas, kanë hasur në dënime të tilla, kurse disa prej tyre u është ndaluar edhe përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë.

Kjo nuk është metoda e vetme e ndëshkimit për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Disa janë detyruar të pastronin tregun dhe kanalizimet.

Që nga fillimi i pandemisë, në Indonezi, janë regjistruar 197 mijë raste të konfirmuara me Covid-19, ku 8.130 kanë humbur jetën.