22:59 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Njerëzit që vijnë për strehim në Kosovë, të drejtohen në qendrën e strehimit në Prizren”

Disa minuta më parë tifogrupi “Plisat” bën thirrje urgjente që ndihmohen me ushqim familjet shqiptare që janë vendosur te salla 1 tetori në Prishtinë. Apelit të tyre i janë përgjigjur shpejt qytetarët, shkruan Indeksonline.

“Plisat” kanë falënduar të gjithë ata që kontribuan. Poashtu ata bëj një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që vijnë nga Shqipëria për strehim në Kosovë.

“Ju bëjmë thirrje që sipas instrukcioneve zyrtare, të gjithë njerëzit që vijnë për strehim në Kosovë, nga Shqipëria, të drejtohen për në qendrën e strehimit në Prizren. Gjithashtu, të gjithe ata që janë të interesuar të strehojnë familje nga Shqipëria, të drejtohen në Prizren, ku bëhet identifikimi, evidentimi dhe sistemimi i tyre, nga ana e Fsk-së, policisë dhe shtetit të Kosovës” thuhet në njoftimin e Plisave. /Indeksonline/