21:28 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Njëri nga këta supetstrategë do e zëvendësoi Kovacin te Bayerni

Bayern Munchen sot ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Niko Kovac.

Kroati u largua pas rezultateve jo të kënaqshme, sidomos në ndeshjen e fundit ku u mposht nga Frankfurti me rezultat 5-1.

Mediat ndërkombëtare tashmë po e analizojnë se kush mund të marr drejtimin e skuadrës më të suksesshme gjermane.

Sipas tyre Bayernin në vazhdim mund ta drejtoj Jose Mourinho ose Arsene Wenger.

Të dy rivalët janë pa skuadër dhe mund të bëjnë një hap tjetër në karrierën e tyre të madhe.

Më herët Mourinho madje kishte deklaruar se është duke e mësuar gjuhën gjermane. /IndeksOnline/