09:17 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një prej njerëzve më të pasur në botë pensionohet, vendos ta marrë një rrugë tjetër!

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma, është personi më i pasur në Kinë, që prej kur kompania u bë publike.

Mirëpo, ai sot po tërhiqet pasi kaloi dy dekada duke krijuar një biznes me vlerë 460 miliardë dollarëshe.

Njëri prej njerëzve më të pasur në botë do t’i kushtohet tërësisht filantropisë dhe do të zëvendësohet nga ish-CEO i Alibaba, Daniel Chang, në vendin e tij të kryetarit ekzekutiv.

Ma do ta shënojë pensionin e tij me një festë të madhe në Hangzhou, në selinë e kompanisë, transmeton Indeksonline

Në shtatorin e vitit të kaluar, ai tha që para se të mbush 70 vjeç, dëshironte të ndiqte gjëra të tjera, përfshirë arsimin.

Ma shprehej se ishte i lumtur, mbase edhe më i lumtur, kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo e përfundoi kolegjin.

Pas diplomimit në vitin 1998, ai punoi si mësues i gjuhës angleze në një universitet lokal, në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou.

Sipas një dokumentari mbi jetën e Ma, i quajtur “Krokodil në Yangtze”, në atë periudhë ai arrinte t’i fitonte 12 dollarë në muaj.

Ai shprehet se kur nuk ke shumë para, e di si do t’i shpenzosh, por kur bëhesh miliarder, je përpara shumë përgjegjësive.

“Nëse disponon më pak se një milion dollarë, ti e di si do t’i shpenzosh ato para. Ndërsa kur ke një miliard dollarë, atëherë ato nuk janë më paratë e tua… Paratë që unë kam sot përbëjnë përgjegjësi për mua. Ato janë besimi i njerëzve tek unë”, kishte thënë ai.

Ma, si 54-vjeçar, sipas Forbes, vlerësohet se ka pasuri prej 35 miliardë dollarësh dhe gjendet në pozitën e 21 të miliarderëve botërorë. /Indeksonline/