16:33 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Njeriu i cili rrit mbi kokën e tij një “bri”

Rasti i jashtëzakonshëm dhe i rrallë i mjekësisë i ndodhi një burri 74-vjeçar. Në kokën e tij vazhdon të rritet një “bri”. Historia e veçantë vjen nga Shyam Lal Yadav, i cili jeton në Indi dhe konkretisht në shtetin e Madhya Pradesh.

Burri e goditi kokën rreth 5 vjet më parë, dhe shpejt filloi të shihte një gungë, e cili gradualisht u rrit. Në ditët e para zotin Shyam ai që e ndihmoi ishte berberi i tij, duke i prerë flokët. Me kalimin e muajve dhe viteve, gunga arriti rreth dhjetë centimetra lartësi, dhe berberi nuk mund ta ndihmonte më.

Në të vërtetë ai mund të ngjasojë me një “bri”. Natyrisht, duke mos pasur zgjidhje tjetër, Z. Shyam duhej të pyeste një kirurg në qytetin e tij për ndihmë.

Në nivelin mjekësor ajo ka një emër të përcaktuar mirë, brirë dhjamor dhe është një tumor, shpesh beninj. Ky lloj i veçantë i tumorit formohet nga keratina në lëkurë dhe thonj, që lind normalisht në duar, veshë dhe thonj.

Neurokirurgët që operuan 74 vjeçarin, në Spitalin Bhagyoday Tirth në Sagar, njoftuan se ai tani është mirë dhe po shërohet nga operacioni.

Shyam u shtrua në spital për rreth 10 ditë, dhe rezultati i biopsisë “bri” konfirmoi se ishte një tumor beninj. E gjithë ngjarja e veçantë dhe ë rrallë që i ndodhi 74 vjeçarit u botua në Gazetën Ndërkombëtare të Kirurgjisë.